Shefi i famshëm i kuzhinës Gordon Ramsay e ka bërë të qartë se si ndihet për paratë dhe pasurinë e tij pasi të ndahet nga jeta. Në kuadër të një edukimi të rreptë për fëmijët e tij, ai i ka bërë të ditur se nuk do të marrin asnjë euro nga e gjithë pasuria e tij.

Ramsay aktualisht ka katër fëmijë me gruan e tij Tana Ramsay, me të cilën është i martuar prej 22 vitesh. Të gjitha këto deklarata befasuese ai i ka bërë në një intervistë për The Telegraph.

Shefi i kuzhinës tha se ai ka pasur gjithmonë një mënyrë shumë të veçantë për të rritur fëmijët e tij dhe se gjithçka që ata kanë arritur ka qenë përmes punës dhe përpjekjes së tyre të palodhur.

Gjithashtu ai ka theksuar se asnjëherë nuk i ka lejuar të kënaqen me ndonjë luks, pavarësisht se ka mundësi t’i paguajë me pasurinë e tij.

“Unë kthehem majtas me Tanën dhe ata kthehen djathtas, kam punuar shumë për t’u ulur në avion afër pilotit”, tha Ramsay për The Telegraph.

I them stjuardesës, kujdesu që ata të vegjlit të mos na afrohen, dua të fle në këtë aeroplan”, tha me shaka kuzhinieri.

Ky lloj edukimi u është futur fëmijëve të tij që në moshë të vogël, aq sa i detyronte të kursenin paratë e xhepit për të blerë rrobat e tyre, celularin apo shpenzimet e transportit. Të gjitha këto të ardhura fitoheshin nëse ndihmonin në punët e shtëpisë.

Në lidhje me pasurinë e madhe që shefi i kuzhinës ka krijuar ndër vite, të dy prindërit e kanë të qartë se nuk do t’u lënë asgjë fëmijëve të tyre, sepse duan që ata të punojnë për suksesin e tyre, në mënyrë që ata ta vlerësojnë aq më shumë.