Prej vitit 1997, ai është shfaqur thuajse çdo javë në televizion. Bëhet fjalë për gazetarin dhe moderatorin e njohur Blendi Fevziu, i cili është kthyer tashmë në një nga personazhet më të rëndësishëm për publikun shqiptar.

Jemi mësuar ta shohim shpesh në emisionin e tij, apo të komentojë në studio televizive ngjarje politike apo aktualitet, por shumë rrallë të flasë për veten dhe familjen e tij.

Së fundmi, Blendi ka bërë një rrëfim të tillë në studion e ABC-së së mëngjesit, ku foli për dy vajzat e tij, udhëtimet që bën si edhe për herë të parë tregoi mundësinë e largimit nga media ku ai punon aktualisht.

Sa i përket familjes, Blendi Fevziu është baba i dy vajzave, të cilat kanë një diferencë prej 13 vitesh nga njëra-tjetra. Ai tregon se kur e mori vesh që do të bëhej sërish baba i një vajze u gëzua, sepse donte që vajza e madhe të kishte një shoqe.

Herën e dytë kur mora vesh që ishte gocë në fakti isha edhe më i gëzuar, sepse mendova që goca e madhe do të kishte një shoqe”-thotë Fevziu në ABC.

Më tej, Blendi rrëfen pasionin e tij për udhëtimet, ku zbulon se herë udhëton me miq të tij, herë me familjen ose vajzën e madhe ndërsa herë të tjera vetëm.

Ndërkaq, gazetari e moderatori i njohur foli për herë të parë edhe për ofertat që ka pasur për të ndryshuar vendin e punës.

“Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej  miqve të mi të fëmijërisë dhe të shkollës që ishte Blushi. Por që nuk kam ndërmend të ndryshoj dhe nuk besoj që të ndryshojë më” – tregon për herë të parë Fevziu ne ABC News.