Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda, është një ndër emrat më të dashur të kinematografisë shqiptare dhe sa herë flitet për të emocionet janë të mëdha.

Në një intervistë në emisionin “N’ kohë”, Zef Deda ka treguar gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik: Hapat e pare kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para, dhe deri te bashkëpunimet me kolegët e papërsëritshëm të estradës.

“Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem.

Eshtë popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron”, u shpreh mes te tjerash Zef Deda.