Vera po afrohet me hapa të mëdhenj, megjithëse moti mjaft i paqëndrueshëm në prill duket se na kthen një hap prapa në stinën më të ftohtë.
Por ka një shenjë të qartë të temperaturave më të buta dhe kjo është ardhja e insekteve të para (dhe të bezdisshme) në shtëpitë tona. Në fakt, sa prej nesh e kemi gjetur tashmë veten duke u marrë me mizat dhe madje edhe mushkonjat?
Epo, këtë vit mund të ‘takojmë’ edhe një specie shumë të rrezikshme që vjen direkt nga Azia.
Alarmi që vjen nga përtej Kanalit paralajmëron për një tufë të mundshme vdekjeprurëse grerëzash aziatikë, fakt që po mobilizon autoritetet kompetente për të mbrojtur habitatin në funksion të shtimit të mundshëm të ekzemplarëve në zonë.
Ky insekt është vdekjeprurës për bletët, por gjithashtu mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit, pasi helmi i tij mund të çojë në vdekje.
Deri më tani, raporton Dailystar.co.uk, dy janë kapur, por vlerësohet se përhapja e tyre deri në verën e ardhshme mund të vrasë dhjetëra mijëra bletë.
Vetëm shikimi i dytë në harkun kohor të disa muajve – që u zhvillua, shpjegon Shoqata Britanike e Bletarëve, në Folkestone, Kent – bëri një fushatë informuese të nevojshme për të përgatitur popullatën vendase.
Këta grerëza nga Azia kanë, në fakt, një instinkt shumë të fortë mbrojtës ndaj koshereve të tyre dhe kur ndihen të kërcënuar, kryejnë një sulm të vërtetë masiv.
“Ne duhet t’i gjurmojmë dhe të zbulojmë nëse kjo pamje është një shenjë e pranisë së një foleje,” shpjegon eksperti Sue Kittle për portalin britanik.
Hipoteza më e mundshme për momentin është se ardhja e grerëzave në Britani të Madhe është e lidhur me përhapjen e ekzemplarëve në Francë, ku u raportua një prani masive vitin e kaluar.
“Është e mundur që ata kanë shkuar në letargji gjatë dimrit dhe kanë kaluar kanalin anglez – vazhdon Kittle – ndoshta të strehuar në një kamion, por ne ende nuk e dimë”.