Rrjetet sociale janë shndërruar në shumë të rëndësishme kohët e sotme, ndaj dhe hakerimi i tyre do të ishte fatal për shumë persona. Hakerimi së fundmi është kthyer në një problem të madh, teksa shumë adresa online janë  vjedhur. Si mund ta parandaloni jukëtë? Ja katër këshilla…

Siguroni fjalëkalimin – Të vendosësh ditëlindjen, apo emrin e një familjari si fjalëkalim, është e rrezikshme. Kujdesuni që të ketë më shumë se 8 karaktere dhe të përfshijë të gjitha, simbole, shkronja të mëdha e të vogla, numra. Mos harroni ta ndryshoni fjalëkalimin të paktën njëherë në 6 muaj. Në llogari të ndryshme, mos përdorni fjalëkalime të njëjta.

Shkarkoni një antivirus shumë të mirë – Shmangni email-et që kërkojnë përfshirjen e llogarive tuaja në “Facebook”, “Instagram”, apo kudo tjetër…

Mos klikoni faqe të pasigurta – Që të ruani privatësinë tuaj, mos mbani në telefonin tuaj fotografi apo video kompromentuese dhe mos i dërgoni nëpërmjet WhatsApp, email-it apo çdo rrjeti tjetër social.

Mos klikoni – Mos klikoni tabela që iu dalin kur vizitoni faqe të ndryshme, shumica prej tyre janë viruse…