Lajmi i fundit për vdekjen e sipërmarrësit të ëmbëlsirave Alberto Balocco dhe një miku të tij që u goditën nga rrufeja teksa ishin në një ekskursion me biçikletë në malet Torino të Alta Val Chisone tronditi të gjithë.

Çfarë duhet të bëjmë nëse gjendemi në mes të një stuhie rrufe? Uji është një përcjellës i mirë i elektricitetit ndaj është mirë që menjëherë të dilni nga deti ose nga pishina dhe të strehoheni në ambiente të mbyllura:

nën ombrellë nuk është aspak e sigurt, ashtu siç nuk është e sigurt të trajtoni objekte prej metali dhe karboni, të tilla si çelësat ose telefonat inteligjentë.

Nëse jeni në male, ku rrufetë në përgjithësi bien më shpesh, duhet patjetër të zbrisni në lartësi më të ulëta dhe më pas të qëndroni larg pemëve ose shtyllave të dritës: forma e tyre e mprehtë tërheq rrufetë për shkak të të ashtuquajturës “fuqi shpërndarëse e majave”.

Nëse nuk jemi në gjendje të strehohemi në një makinë, një lokal ose një strehë, gjejmë një vend të hapur dhe vendosemi në pozicionin e mbledhjes.

Nëse qëndrojmë në këmbë ose shtrihemi – sigurojnë ekspertët – është më pak e sigurt dhe le të kujtojmë të largojmë objektet metalike dhe të mprehta si çelësa, telefon, sëpata akulli, çadra ose shkopinj.

Rrufeja për shkak të një shkarkimi shumë intensiv elektrik shkakton arrest të menjëhershëm kardiak që rrallë e lë viktimën gjallë: në shumë pak raste, pasojat e rrufesë në trupin tonë variojnë nga djegiet e thella deri te paraliza, nga amnezia te problemet e shikimit dhe dëgjimit.