Vendi ynë do të dominohet këtë të mërkurë nga një mot i kthjellët, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës.

Pas mesdite, parashikohet të ketë vranësira të pakta kryesisht në zonat Veriore të territorit, ndërsa Ultësira Perëndimore do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Sa i përket temperaturave, pritet një ulje e lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.