Territori shqiptar, e kryesisht ultësira perëndimore do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime përgjatë paradites.
Sipas Meteoalb, gjatë pjesës së dytë të ditës, mund të ketë reshje shiu të pakta në zonat juglindore si pasojë e zhvillimit të vranësirave.
Temperaturat priten të kenë një rritje të lehtë me 1°C krahasuar me të dielën, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke shkaktuar dallgëzim 3 ballë.