Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme, thuajse i gjithë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën dominimin e kthjellimeve. Ndërkaq, pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vrënsirash në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, ku më të fokusuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore.

Sakaq, zona bregdetare e territorit shqiptar do të vijojë të mbizotërohet nga kthjellimet edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.