Në prag të fundjavës, kjo e premte do të dominohet nga një mot me vranësira mesatare thuajse gjatë gjithë pjesës së parë të ditës, ndërsa ditën e premte, vranësirat do të pakësohen duke ia lenë vendin kthjellimeve.

Nga ana tjetër, era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit.

Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.