Italia ka pasur rritje të rasteve të reja me Covid-19. Sipas asaj që Ministria ka shpërndarë janë 15,204 teste pozitive për koronavirus në 24 orët e fundit.

Fatkeqësisht u shënuan edhe 467 viktima. Dje kishte 10,593 pozitivë dhe 541 të vdekur.

Janë 293,770 teste për koronavirus (molekular dhe antigjenik) të kryera në Itali në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje ishin 257,034. Shkalla e pozitivitetit është 5.17% (dje ishte 4.1%, pra më shumë se 1%).