Kjo e diel ka shënuar një numër të konsiderueshëm të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me një ditë më parë.

Si rezultat i 3511 testime, janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 833 persona, teksa 5 prej tyre kanë humbur jetë. Mes viktimave është edhe një 26-vjeçare nga Mati, me disa sëmundje të rënda. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht numri i të shëruarve ka ardhur në rritje, teksa situata në spitale është stabël.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar”, thuhet në njoftim.

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)

Raste të reja ditore 833

Të shëruar në 24 orë 506

Të shtruar në spitale  286

Humbje jete në 24 orë  5

Testime ditore 3511

Testime totale 334,798

Raste pozitive 72,274

Raste të shëruara 43,890

Raste Aktive 27,069

Humbje jete 1315

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 15841

Fier 1981

Durrës 1505

Shkodër 1344

Elbasan 1149

Vlorë 1045

Lezhë 1000

Korçë 914

Berat 834

Gjirokastër 541

Dibër 501

Kukës 414