Shqipëria do të vijojë të mbetet në ndikimin e të nxehtit afrikan, teksa deri në mesditë temperaturat e larta do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë pasdites, në zonat malore dhe në zonat e ulëta pritet të ketë vranësira të lehta, ndërsa në bregdet, moto do të jetë i kthjellët.

Temperaturat ditore do të luhaten nga 16 gradë Celsius deri në 36 gradë Celsius sipas MeteoAlb, ndërsa era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38km/h.

Edhe territori i Kosovës do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta, ndërsa gjatë pasdites priten edhe kalime vranësirash.

Maqedonia e Veriut gjithashtu do të dominohet nga kthjellimet dhe temperaturat e larta, ndërsa pas mesditës mund të ketë edhe reshje shiu.

Rajoni dhe Europa- Thuajse pjesa më e madhe e kontinentit do të mbetet në mbizotërimin e temperaturave të larta dhe kushteve të qëndrueshme atmosferike. Me vranësira do të paraqitet Europa Qendrore, si edhe pjesa lindore e Europës.