Ajo që është thënë shumë herë për këtë dimër që do jetë shumë i vështirë dhe me probleme, ka filluar që tani të japë efektet e para.

Çmimet e larta të gazit, naftës dhe energjisë elektrike po detyrojnë qytetarët gjermanë t’i drejtohen gjithnjë e më shumë përdorimit të druve për të ngrohur shtëpitë e tyre duke bërë që çmimet të dyfishohen në krahasim me vitin e kaluar, sipas euroactiv.com.

Për javë të tëra, gazi ka ndaluar rrjedhjen përmes ”Nord Stream 1”, termocentralet bërthamore të Gjermanisë do të mbyllen dhe qeveria po përpiqet të shpëtojë kompanitë e energjisë.

“Gjermania mund ta kalojë mirë dimrin e ardhshëm me kusht që të kemi fat me motin dhe të kursejmë mjaftueshëm gaz”, shpjegoi Robert Habeck, zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik.

Në këtë kontekst, rritja e çmimeve të druve nuk është befasuese. “Disa njerëzve u duket e çuditshme që çmimi i peletit të drurit rritet”, tha Lion Hirth, profesor i tregjeve të energjisë.

Sipas të dhënave që krahasojnë çmimet e druve të zjarrit në gusht 2022, gjermanët po shpenzojnë dukshëm më shumë para’ për dru për të ngrohur shtëpitë e tyre. Çmimet e peletit të drurit dhe druve të zjarrit janë rritur me 85,7% krahasuar me vitin e kaluar.