Plot 18,627 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Itali në 24 orët  e fundit, teksa janë shënuar edhe  361 viktima. Kjo mësohet nga buletini i ri i Ministrisë së Shëndetësisë.

139,758 tamponë u kryen në Itali ditën e fundit. Raporti me raste të reja (18,627) rritet në 13.3% (+ 1.7% krahasuar me të shtunën).

Ka 2,615 pacientë në kujdes intensiv për Covid (+22 krahasuar me të shtunën) me 181 pranime të reja ditore.

Nga ana tjetër, pacientët me simptoma arrijnë në 23,427 (+167 krahasuar me të shtunën). Në Itali janë 1,617,804 të shëruar (+11,174 krahasuar me dje), aktualisht pozitiv 579,932 (+7,090 krahasuar me të shtunën). Viktimat totale janë 78,755 dhe rastet 2,276,491.