Kjo e hënë do të jetë nën ndikimin e një moti të kthjellët në thuajse të gjithë vendin, ku parashikohen kalime të pakta vranësirash, kryesisht në zonat e thella malore.

Pritet që pas mesditës dhe gjatë mbrëmjes, vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin, por nuk do të sjellin reshje.

Sakaq, një pjesë e mirë e bregdetit do të mbetet me kthjellime.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.