Aktori i njohur nga Kosova, Fatmir Spahiu, ka spikatur gjithmonë për ironinë e tij ne rrjetet sociale. Postimet e tij gjithmonë bëhen lajm dhe kryesisht, trajton problematikat e përditshme shqiptare.

Ditën e sotme, aktori Fatmir Spahiu ka ironizuar pagat e shqiptarëve, të cilat i ka krahasuar me vezët e ziera… “Rrogat në Kosovë janë pak a shumë si veza e zier.

E qëron 15 minuta, e han per 3 sekonda.”, ka shkruar aktori në rrjetin social “Facebook”. Ky postim, menjëherë mori komente të shumta  nga ndjekësit e tij.

Nuk është hera e parë që figura të njohura televizive trajtojnë problematikat e shqiptarëve në rrjetet sociale, në një formë apo në një tjetër…