Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të njohura të shoëbiz-it shqiptar. Aktore në profesion, Rudinën e kemi parë në disa programe humori, teksa vitet e fundit ajo ka qenë edhe moderatore e disa emisioneve.
Së fundmi, Rudina ka vendosur të jetë shumë aktive në rrjete sociale, teksa shpeshherë zhvillon intervista virtuale me ndjekësit e saj. Ajo duket se i shijon pyetjet e tyre, ndaj edhe i përgjigjet disave prej tyre.
Në ‘intervistën’ e fundit me ndjekësit e saj në Instagram, një prej tyre e pyet nëse ka humbur shokë nga zgjedhjet personale që ka bërë ndër vite.
Përgjigjja e Rudinës në fakt është shumë diplomate, ndërsa shkruan se jeta është një rrugëtim, ku disa vendosin të vazhdojnë udhëtimin e disa të zbresin.
“Jeta është një rrugëtim, disa zbesin në një stacion të caktuar, disa vazhdojnë të udhëtojnë me ty! Kam bërë gabime, kanë bërë gabime kundrejt meje. Rëndësi ka mos të hedhim poshtë askënd që kemi pasur në jetë, sado pak apo shumë ti kemi patur!” – i përgjigjet Rudina ndjekësit të saj në Instagram.
Një përgjigje vërtetë për t’u vlerësuar nga ana e aktores, që jep një mesazh shumë të rëndësishëm kështu për këdo që kemi pasur në jetë por nuk e kemi më.