Rudina Dembacaj është një nga personazhet më karizmatikë e simpatikë në fushën e artit në Shqipëri.

Ajo ka disa vite në skenën shqiptare, teksa është bërë e njohur falë disa roleve tepër të dashura për publikun shqiptar në programet e humorit, por gjithashtu, edhe në teatër.

Rrjetet sociale, e veçanërisht Instagrami duket se janë një nga gjërat që i pëlqejnë aktores shqiptare, që kalon shumë kohë gjatë ditës dhe ndan momentet e veçanta me ndjekësit e saj.

Në publikimet e saj ajo tregon përditshmërinë e saj, jetën me partnerin, fëmijët, punën e biznesin.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur Rudina ka publikuar një foto mjaft mallëngjyese të të atit, i cili ka pak kohë që ka ndërruar jetë e me të cilin ajo ka treguar se ka qenë goxha e lidhur.

Kjo vërehet edhe nga teksti me të cilin ka vendosur që të shoqërojë foton. ‘Pa ty, si me ken’ pa dritë!’ – shkruan Rudina krahas fotos që ajo ka publikuar.