Disa ditë më parë, aktorja Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Dyshja duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ku Rudina nuk heziton që momente të tyre të bukura t’i ndajë edhe në rrjetet sociale.

Përpos momenteve romantike, nuk mungojnë edhe ato gazmoret. Epo të kesh gruan aktore humori, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Së fundmi, Dembacaj ka ndarë në Instastory-n e saj, një bisedë WhatsApp-i me Markun, ku i vë në dukje sa grua “të përgjegjshme” ka.

Rudina i ka dërguar një imazh të kolegëve të saj, teksa po drekojnë, ku krahas shkruan:

“Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf. Unë po punoj lart e poshtë. Jo po që ta dish.”

I veçantë dhe që tregon shumë për raportin e tyre, ishte edhe reagimi i Frrokut.

“O ti je bekim o zemër. Ta di edhe shumë biles,”-përgjigjet Marku.