Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të njohura në Shqipëri dhe shumë e dashur edhe për publikun që e ndjek.
Edhe pse e shohim çdo ditë në emisionin e saj “Rudina”, shumë pak dimë rreth jetës së saj personale.
Ajo është e martuar dhe është nënë e një vajze të vogël të quajtur Mia, mirëpo Rudina rezervohet shumë të flasë për familjen e saj. Mjaft aktive në rrjete sociale sa i përket programit, por tepër e fshehtë për të treguar ndonjë moment nga i shoqi dhe Mia.
Por, duket se së fundmi ajo ia ka plotësuar dëshirën të gjithë ndjekësve të saj, duke publikuar disa foto të vajzës.
Moderatorja po i kalon pushimet e verës në kontinentin afrikan, ku ditë pas ditë ka treguar vendet që ka vizituar, ndërsa ka treguar edhe disa foto të Mias, e cila duket se është rritur shumë nga hera e fundit që Rudina e ka treguar.
Mia është 6 vjeçe dhe për pak muaj ka ditëlindjen e saj të shtatë.