Qeveria e Putin i është përgjigjur sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Moskës, me krijimin e një liste të zezë të personave të padëshiruar.

Në shënjestrën e rusëve kanë përfunduar mijëra shtetas amerikanë që nuk do të kenë më mundësi të shkojnë në Rusi. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe personazhe të botës së spektaklit si Morgan Freeman.

Mes personazheve të njohur që janë përfshirë në këtë listë të zezë është presidenti i SHBA-ve Joe Biden, por edhe personalitete që nuk janë pjesë e botës së politikës, si miliarderi Mark Zuckerberg.

Janë 963 në total amerikanët që bëjnë pjesë në listën e atyre që nuk do të kenë më kurrë mundësi të shkojnë në Rusi.

Mes këtyre është edhe Kamala Harris, zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shefi i Pentagonit, Lloyd Austin. Nuk mungon as emri i djalit të Biden, Hunter, dhe ai i Hillary Clinton.