Ronela Hajati është një këngëtare shumë e suksesshme dhe mjaft e dashur për publikun. Shpesh ajo poston në rrjetet sociale, kryesisht ne Instagram, ku bisedon me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka folur për jetën e saj sentimentale.
Ajo zbuloi arsyen se përse është ende beqare: “Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm”, shkroi fillimisht Ronela.
“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar”, u shpreh ajo.
“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron…
Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo. Mirëpo së fundmi ajo ka publikuar një foto ku një ndjekës i ka shkruar për peshën e saj. Ndjekësi shkruan: “Sa je shëndoshur o rrush! “Pse ti po më mban o rrush?”, i është pergjigjur ajo.