Më 29 shtator, Armina Mevlani dhe partneri i saj prej më shumë se 10 vitesh, Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre me dasmë.

Mes shumë të thënave e të pathënave, Armina zbuloi për herë të parë në emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel, ku ajo është bashkë-moderatore se sa para ka fituar nga të ftuarit dhe nëse dasma i ka nxjerrë ‘lekët e veta’.

Moderatorja tregoi se ende është herët, pasi vetëm tre ditë ka kaluar nga dasma dhe se i duhet ende kohë. Megjithatë, ajo pranoi se dasma e ka nxjerrë të veten, pasi Armina ka pasur shumë kërkesa për bashkëpunim në dasmën e saj, që nga ushqimi, lulet etj.

“Kanë kaluar vetëm tri ditë dhe unë s’kam arritur akoma…Mirë që duhen hapur avash-avash edhe dhuratat por nuk më latë kohë. Dasma të dielën, të hënën mora veten. Sot e mërkurë, në emision kur do t’i kisha bërë. Zarfet i kishim rregulluar të ishin në një kuti në hyrje.

Ka pasur shumë forma bashkëpunimi, qoftë nga ana e luleve, apo ushqime. Kam pasur kërkesa nga shumë kompani, katering që kishin dhe bashkëpunim me ne. Dhe nuk është se shkoi aq shumë. (Dasma) Tani e nxori veten…”, tha Armina.