Vetëm pak ditë na ndajnë nga dasma e blogeres Armina Mevlani, me partnerin e saj Shkëlzen Berisha. Armina ka zbuluar se dasma e saj do të mbahet në fund të muajit shtator, ose në fillim të muajit tetor, pasi ende nuk ka një datë të caktuar.

Urimet për Arminën dhe Shkëlzenin kanë qenë të shumta, ndërsa vetë Armina ka ndarë disa prej tyre në rrjetin social Instagram.

Një ndër komentet që ka rënë në sy, ka qenë ai i moderatores Dalina Buzi. Ndryshe nga ndjekësit e tjerë që e kanë komplientuar, Buzi tregon për bisedën me partnerin e saj.

“Unë dje i thashë burrit: Sa lekë do të hedhim te dasma Arminës që t’biem në sy për mirë?, shkruan Dalina. Ndërsa Armina përgjigjet duke thënë: “Aman vetëm hedhje lekësh JO”…