Dita e djeshme ishte ndryshe për këngëtaren e njohur Vesa Lumën, pasibabai i saj i ndjerë duhet të festonte ditëlindjen e tij.

Vesa e ka kujtuar përmes një postimi emocionues në rrjetin social Facebook. Ajo ka ndarë këngën “Sa mall”, të cilën e ka publikuar në vitin 2016 si një dedikim për të atin.

“Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti.

Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”, ka shkruar Vesa krahas këngës.