Jemi të shtyrë të mendojmë se qumështi është kryesisht ushqim për fëmijët: në fakt teknikisht nuk është gabim sepse qumështi i lopës është më i kompletuari për sa i përket lëndëve ushqyese për fëmijët në fazën e rritjes dhe zhvillimit; kur të rritemi mund të ndodhë që të bëhemi intolerantë ndaj laktozës dhe të preferojmë pije të tjera për të shoqëruar vaktet.

Do të ishte paksa e çuditshme të shihje një person të moshës së mesme duke pirë një filxhan qumësht dhe biskota në lokal, apo jo?

Megjithatë, sipas një studimi të ri të botuar nga revista Frontiers in Nutrition, të rriturit dhe të moshuarit do të përfitonin më shumë nga vetitë e qumështit.

Hulumtimi, i udhëhequr nga një ekip shkencëtarësh në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kansasit, zbuloi se të moshuarit që pinë tre gota qumësht në ditë kanë nivele më të larta të një antioksiduesi të fuqishëm që ka aftësinë dhe potencialin për të mbrojtur trurin nga plakja dhe sëmundjet tipike neurodegjenerative si Alzheimer ose Parkinson që mund të shfaqen pas një moshe të caktuar.

Ky antioksidant i quajtur glutathione, ose GSH, ka fuqinë për të parandaluar që truri ynë të “gërryhet” nga radikalet e lira dhe oksidantë të tjerë që normalisht çlirohen kur truri ynë konverton lëndët ushqyese në energji. Me kalimin e viteve, duket sikur truri ynë bëhet një makinë e ndryshkur dhe GSH gradualisht zbehet.

Shkencëtarët analizuan 73 të rritur midis moshës 60 dhe 89 vjeç, të cilët zakonisht konsumonin më pak se 1.5 porcione produkte qumështi në ditë dhe i ndanë në dy grupe: njërin konsumimi i qumështit të të cilit nuk ndryshoi dhe një tjetër të cilëve iu kërkua të rrisnin konsumin e qumështit deri në tre gota në ditë për tre muaj.

Në fund të eksperimentit, doli se grupi i fundit kishte përjetuar një rritje mesatare prej 5% të niveleve të GSH në tru dhe një rritje prej 7% të antioksidantit në rajonin parietal cerebral, ndërsa grupi që vazhdoi të pinte më pak qumësht kishte nuk ka pësuar asnjë ndryshim.