Regjisori i njohur shqiptar dhe ish-konkurrenti i Big Brother VIP 2, Bjordi Mezini është përfolur prej disa kohësh për një lidhje të mundshme me aktoren shqiptare Anna Lika.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë romancë, pavarësisht se herë pas here kanë provokuar fansat e tyre me foto ku shihen së bashku.

Dhe së fundmi ndërsa kanë qënë pjesë në një mbrëmje së bashku me disa aktorë të tjetër, çifti është ‘tradhëtuar’ nga miku i tyre, Amos Zaharia i cili ka publikuar një video të dyshes duke kërcyer nën ritimet e muzikës latine të përqafuar me njëri-tjetrin.

“Sa të bukur janë”, shkruan Amos krahas videos duke konfirmuar kështu romancën e çiftit Bjordi Mezini – Anna Lika.