Edhe pse Big Brother VIP 1 ka përfunduar që në muajin shkurt, edhe në këto muaj të nxehtë vere, banorët e këtij reality show prodhojnë sërish lajme. Në këtë format ku morën pjesë vetëm personazhë të famshëm nga të gjitha fushat në Shqipëri, lindën disa miqësi të reja, që duket se vazhdojnë edhe jashtë.

Disa prej konkurentëve nuk ngurojnë as t’i tregojnë në rrjetet e tyre sociale dhe të shpërndajnë për fansat herë pas here foto me njëri-tjetrin.

Kësaj here ka qenë Kledi Hysa ai i cili ka publikuar një foto ku shihet nën shoqërinë e disa prej banorëve të Big Brother, si Fifi, Beniada, Sabiani, si edhe çifti Dj PM dhe Sara. Fotoja e postuar në rrjete sociale nga Kledi ka marrë shumë komente nga fansat, të cilët kanë shfaqur lumturinë e tyre përmes komenteve.

There are friends, there is family, and then there are friends that become family. Ëhat a beautiful night. Flm Saboo rradhen e ka PM “ – “Ka miq, ka familje dhe ka miq që bëhen familje. Çfarë nate e bukur. Flm Saboo, rradhen e ka PM” – shkruan Kledi Hysa në foton e publikuar, duke na treguar kështu rëndësinë që kanë këto njerëz në jetën e tij dhe se darka është shtruar nga Sabiani.

Por në këtë foto ra sërish në sy mungesa e Ilirit, balerinit të famshëm me të cilin Sabiani krijoi një lidhje mjaft të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke i dedikuar edhe shprehjen që mori dhenë në Shqipëri “Iliri është 100 mijë euroshi im”.

Ilir Shaqiri bëri edhe dasmë disa javë më parë me bashkëshorten e tij Emanuelën, me të cilën ka edhe një vajzë, ku mungoi këngëtari i njohur shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kledi Hysa (@kledihysa)