Pas sulmit të ndodhur ndaj Top Channel mesnatën e së dielës, ku mbeti i vr.arë roja i sigurisë Pal Kola, produksioni i Big Brother VIP mori vendimin që të anullohej spektakli i së martës. Arbana i njohu banorët me situatën e ndodhur dhe i tha atyre se nëse ata dëshirojnë, programi mund të mos vazhdojë deri më 6 maj.

Të gjithë banorët kanë pasur mundësinë dje të flasin me familjarët e tyre dhe të marrin mendimin e tyre për ta vazhduar apo jo garën më tej. Keisi Meidini pati mundësinë të fliste me babain e saj, Sabianin, i cili ka qenë edhe banor i shtëpisë së Big Brother gjatë këtij sezoni të dytë.

Këngëtari i tha të bijës se të gjithë jashtë janë shumë mirë ndërsa i la porosi të hapë sytë pasi Keisi e di se çfarë do Sabiani. Ai i kërkoi mos të qëndrojë me askënd tjetër veç Luizit.

“Ne të gjithë jemi shumë mirë, ti vetëm hap sytë se e kupton ti, e di ti ça nuk dua unë. Kujdes, bëj çik kujdes aty, afër Luizit aty, nuk dua të rrish me njeri tjetër.”- i tha Sabiani Keisit.