Në një intervistë për “Sportweek”, Arrigo Sacchi shenjtëroi dishepullin e tij, Carlo Ancelotti: “Ai ka një kulturë të madhe pune.

Carlo ia doli në fusha me traktor, bashkë me babain e tij. Nuk kam dëgjuar kurrë një lojtar të flasë keq për të, sepse është gjithashtu një njeri i madh.

Në vitin 1987, Carlo ishte te Roma, doja që ta bëja ‘strumbullarin’ e mesfushës sime. Ai kishte probleme me gjunjët, pas gjithë lëndimeve që kishte dhe operacioneve që kishte bërë. Berlusconi më tha: Unë nuk mund të blej një lojtar që ka një deficit fizik prej 30 për qind.

Unë iu përgjigja: Do të shqetësohesha nëse ai do ta kishte këtë deficit në tru, jo në këmbë. Ju më blini Ancelottin dhe unë do të fitoj titullin. Dhe kështu ndodhi”.