Jo vetëm Barcelona-Inter. Sonte ka pasur rezultate të shkëlqyera edhe në pjesën tjetër të fushave evropiane me Bayern Munich, të cilët mundën 4-2 Viktoria Plzen me një poker kumbues të nënshkruar nga Mane, Muller dhe Goretzka dy herë. Vikanova dhe Kliment regjistruan golat e krenarisë. G

Gjermanët po kryesojnë gjithnjë e më shumë grupin me 12 pikë dhe kane siguruar kualifikimin ne fazen tjeter, por gjithashtu tashme duhet vetem 1 pike per te mbajtur kreun e renditjes.

Një fitore me fishekzjarrë për Liverpoolin ndaj Rangers që kalon në avantazh me Arfield. Por, më pas vuan furinë e Reds që shënojnë 7 gola ndaj golit të vetëm të shënuar nga vendasit. Mbremja eshte e gjitha e Momo Salah!

VIDEO E HAT-TRICK

Mo Salah ka shënuar një hat-trick me vetëm gjashtë minuta e 12 sekonda midis golave të tij të parë dhe të tretë, më e shpejta ndonjëherë në historinë e UEFA Champions League. Rrufe!

Anglezet te dytet në grupin A me 9 pikë. Ende zero skocezët. Marseille regjistroi fitoren e parë ndonjëherë nga një klub francez jashtë shtëpisë kundër një skuadre portugeze në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fund një serie prej 19 ndeshjesh pa fitore në ato ndeshje!