Aktori dhe moderatori i njohur shqiptar, Salsano Rapi dhe partnerja e tij Erjona Kakeli janë dyshja e aktorëve që prej vitesh kanë një lidhje të gjatë.

Prindër të dy fëmijëve, ata kanë preferuar që ta zhvendosin vëmendjen mediatike te karriera e tyre dhe rastet kur dalin bashkë në publik ose flasin për marrëdhënien e tyre, janë mjaft të rralla.

Por së fundmi Salsano Rapi ishte i ftuar sot në “Breaking” ku ka folur si rrallëherë edhe në lidhje me jetën e tij personale.

“Më përplasi pas murit, ma rrëmbeu e paraE falendëroj për çdo gjë që bën ajo për familjen. Është shumë e përkushtuar.

Është shumë praktike, gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë me fëmijët dhe më ka lënë mua më të lirë për t’u marrë me punën time.”

Ndër të tjera ai zbuloi edhe dy gënjeshtra që i ka thënë gruas së tij: “Kurthi që i kam bërë disa kohë më parë në emisionin “Ndryshe”, dhe më 1 prill i thashë që kam bërë aksident.”