Ende nuk ka një datë se kur do të nisë programi i humorit në Top Channel, ‘Portokalli’, por si zakonisht pritet që ky spektakël të startojë në muajin tetor. Ndërkaq, në media nuk është përfolur për ndonjë lëvizje sa i përket drejtuesve të këtij programi.

Mirëpo, janë ngritur dyshime për ndryshime dhe kjo shkak të pjesëmarrjes së prezantuesit Salsano Rrapi në spektaklin e kërcimit që pritet të nisë po në muajin tetor në këtë televizion, ‘Dancing With The Stars’.

Ky lajm është bërë me dije nga faqja e programit në Instagram, që njofton se konkurenti i radhës do të jetë pikërisht aktori i njohur shqiptar.

“Salsano Rrapi, gjithmonë me humor, por pas votave të jurisë qesh mirë kush qesh i fundit! Mezi presim ta shohim Salsanon ndryshe, në garën e #DWTS” – shkruhet në tekstin shoqërues të videos ku prezantohet aktori si konkurent.

Deri tani janë zbuluar disa konkurentë, teksa pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe të tjerë.