Salsano Rrapi është një nga aktorët më të dashur të humorit. Prej disa vitesh, ai është pjesë e programit “Portokalli”, jo vetëm si aktor, por edhe si moderator.

Rolet e tij janë të shumta, teksa fillimet i ka pasur me rolin e gagaçit, me të cilin shqiptarët e lidhin edhe sot e kësaj dite.

E duke qenë se profesioni i tij i bukur është t’i bëjë njerëzit të qeshin, ka edhe raste kur të tjerët e bëjnë aktorin për të qeshur.

Së fundmi, Salsano ishte i ftuar në emisionin e Bieta Sulos, “Ftesë në 5”, ku ka treguar historinë epike se si është larguar nga varrimi për shkak se e ka kapur e qeshura.

Mbaj mend, para shumë viteve kam qenë me një shok në varrim dhe ishin të besimit musliman dhe kishin marrë edhe një hoxhë aty. Ky shoku im ishte muzikant, i binte tastierës dhe hoxha filloi të këndonte ritualin e vet, por e kishte zërin shumë të bukur. Dhe ky më thotë në vesh mua: Sa mirë këndoka hoxha, ta marrim në dasmë. Çfarë të bëja. Mirë që ishte dimër, vura xhupin dhe u largova se nuk po duroja dot më”- tregoi Salsano në studion e Bieta Sulos mes të qeshurash.