Aktorja e njohur amerikane Sandra Bullock ka deklaruar se ka nevojë për pushime e qetësi, duke u shprehur se do të lërë mënjanë kinemanë për t’iu dedikuar dy fëmijëve të saj, Louis dhe Laila, respektivisht 10 dhe 12 vjeç.

Aktorja e filmave të njohur të Hollywood, ka konfirmuar se ndihet e lodhur, e dërrmuar dhe se nuk është më në gjendje të marrë vendimet e duhura për jetën e saj. “Dua të qëndroj në shtëpi”, tha Bullock.

Nuk i bëj askujt ndonjë favor që është duke investuar në ndonjë projekt duke thënë se dua të qëndroj në shtëpi. Aty ku gjithnjë jam duke vrapuar. Duke vrapuar drejt gjësë që vjen më pas. Tani dua të jem e pranishme dhe e përgjegjshme”, tha më tej aktorja.

Duket se pas 30 vitesh kinema, ku gjithnjë ka qenë e impenjuar dhe pasi ka realizuar rreth 50 filma, aktorja ka vendosur t’i dedikohet vetes. Ajo tha se ky hap pas është një sfidë personale për të.

Puna ka qenë gjithnjë konstante për mua dhe kam qenë me shumë gat. Po kuptoja se puna po bëhej si paterica ime, kudo me vete. Ishte si të hapja një frigorifer dhe të kërkoja diçka që nuk ishte kurrë aty”, u shpreh Sandra Bullock.

Kuptova se isha gjithnjë e pakënaqur me suksesin tim dhe punoja fort për të përforcuar besimin te vetja. I thashë vetes: mjaft kërkove këtu, lëre shpirtin në qetësi”, tha Bullock, 57- vjeçe, fituese e çmimit Oscar.