Sandro Tonali është kategorizuar si një nga talentët e rinj më të ndritur në Itali, nëse jo në Evropë, por Ruud Gullit ka dhënë disa këshilla. Calciomercato.com raporton se Tonali – qe vjen nga dëmtimi që e detyroi të largohej nga grumbullimi i ekipit kombëtar – ishte i pranishëm dje në Milanello për të kryer një stervitje rutinë individuale nën urdhrat e Stefano Piolit.

Pioli ka besim se do ta rikthejë atë në grup, kur skuadra do të rifillojë stërvitjet dhe do të fillojë përgatitjet për sfiden që do të përballet me Empolin këtë fundjavë. Dërgimi i tij në shtëpi nga Roberto Mancini ishte përfundimisht mase paraprake, kështu që ai duhet të zbrese ne fushe në fundjavë.

Deklaratat e një ish të madhi të Milanit si Ruud Gullit do të shtojnë edhe pak motivim: “Tonali ka potencial të madh, por nuk duhet të presim që ai të jetë gati për gjithçka menjëherë. Ai duhet të luajë disa ndeshje ndërkombëtare, duke u rikthyer për të luajtur në Kupën e Botës”.

Gullit e di se sa e rëndësishme është të presësh që të dalin frytet e punës së palodhur, dhe ndërkohë Tonali është në kërkim të golit të tij të parë në këtë sezon pas disa kontributeve të rëndësishme sezonin e kaluar, por asistimi i tij për Leaon në derbi ishte një kujtesë e rëndësinë e tij!

Tonali eshte kthyer ne nje far per Milanin, ashtu si edhe sigurisht Bennacer. Per kuqezinjte keto te dy perfaqesojne mesfushoret titullare dhe jane duke u munduar te bejne qe mungesa e Kessie te harrohet se shpejti…