Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka bërë me dije se nuk kanë ndërmend të shesin sulmuesin Leroy Sane. 25-vjeçari ka qenë shumë i kritikuar gjatë kësaj periudhe.

Lojtari i blerë nga Manchester City nuk ka përmbushur ende pritshmëritë dhe nuk po luan si titullar. Sane do të ketë kohën e tij dhe nuk do të largohet. 

Rummenigge ka hedhur poshtë zëra të tillë. Ai ka theksuar se lojtari ka besimin e klubit dhe është pjesë e rëndësishme e kampionëve të Gjermanisë.