Motra e Georgina Rodriguez, Ivan Rodriguez, ka mbrojtur motrën e saj pas kritikave të shumta që partnerja e Cristiano Ronaldos, është dukshëm mbipeshë…

Cristiano Ronaldo vendosi të mos i bashkohet Man.United në fazën përgatitore, duke vijuar pushimet me familjen e tij të madhe në Ibiza.

Ylli portugez dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, edhe këtë herë kanë pushtuar faqet e mediave rozë, të gjithë në garë për të “peshkuar” foto nga pushimet e tyre.

Ndryshe nga herët e tjera, bukuroshja Georgina Rodriguez ka rënë pre e komenteve negative, pas fotove të fundit ku dukshëm shihet mbipeshë.

Fansat e saj nuk kanë nguruar t’ia vënë në pah, por ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak motrës së modeles spanjolle, Ivan Rodriguez.

“E bukura motra ime. Falënderoj të gjitha ato gra që po të mbështesin në këto momente. Jo të gjitha janë të afta të vihen në pozitat e dikujt tjetër.

Ajo sapo ka lindur. Është natyrale, fotot nuk kanë asnjë filtër, jeni kohë”, shkruan motra e Georgina Rodriguez, duke mbrojtur kështu modelen spanjolle…