Sara Hoxha e ka treguar shpesh herë në daljet e saj televizive se është një vajzë e thjeshtë dhe nuk e vret mendjen për thashethemet apo lajmet që qarkullojnë rreth saj apo Ledrit.

E sidomos kur bëhet fjala për ish-të dashurat e reperit, që në fakt kanë qenë të shumta, Sara nuk ndihet aspak xheloze. Përkundrazi!

Veprimi i saj i fundit është për t’u admiruar nga çdo vajzë që është xheloze për partnerin. Blogerja ka bërë një foto selfie me artisten shqiptare Dua Lipa dhe e ka publikuar në Instagramin e saj, duke e shoqëruar me vetëm një zemër të bardhë.

Kujtojmë që Dua Lipa ka qenë e dashura e Ledrit përpara disa vitesh, por kjo gjë nuk përbën asnjë problem për Sarën, e cila e ka shprehur haptazi mbështetjen për artisten.

Përpara disa javësh ajo ka shprehur edhe dëshirën që dyshja të bëhen sërish bashkë, por kësaj radhe për të sjellë një duet muzikor.