Producentja e njohur shqiptare, Sara Hoxha dhe moderatori e producenti Ledion Liço janë një nga çiftet më të veçanta që ndër vite kanë arritur të fitojnë zemrat e ndjekësve me historinë e tyre.

Ditën e sotme, çifti feston plot një dekadë së bashku dhe këtë përvjetor të radhës e ka publikuar vetë Sara në rrjetet e saj sociale. Krahas një postimi me Ledionin, producentja shkruan. “Një dekadë e gjatë zemër”.

Kujtojmë se Ledioni dhe Sara janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze të cilët i kanë pagëzuar me emrat: London, Roman dhe vajzën Ruya.

Romanca mes Sarës dhe Ledionit ka nisur kur Sara ishte 18 vjeçe dhe këtë e ka zbuluar vetë producentja në një intervistë televizive.  ‘Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë.

Atëherë mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot”, është shprehur Sara dikur.