Një nga trashëgimtaret e familjes Hoxha, Sara Hoxha është një nga emrat më të njohur në Shqipëri, teksa vitet e fundit është bërë edhe pjesë e botës së medias.

Që pasi zyrtarizoi marrëdhënien e saj me Ledionin, me të cilin ka edhe dy djem dhe është në pritje të një fëmije të tretë, Sara është kthyer në një nga personazhet më të komentuar.

Përpos kësaj, roli i saj në edicionin e parë të Big Brother VIP dhe daljet publike në media, e kanë bërë Sarën një nga vajzat më të lakuara në media.

Edhe pse nuk është shumë aktive në rrjete sociale, ajo ia del të prodhojë gjithmonë lajme me postimet e saj. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur përmes një postimi, Sara vendosi të zbulojë dashurinë e saj të parë.

Dhe gjejeni pak? Nuk është as Ledioni dhe as dy djemtë e saj. Dashuria e parë e Sarës na qenka… Big Brother!

Ajo ka publikuar një foto nga dera e shtëpisë së Big Brother VIP, ku krahas pozës shkruan “Dashuria e parë”. Një projekt që duket se Sara e ka dashur që fëmijë dhe vazhdon ta dojë edhe sot, si producente e programit.