Ankesat e Lori Hoxhës që ka zbuluar sot publikisht Sara Hoxha janë ato që edhe ne kemi duke filluar nga çdo muaj shtator.

Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, Lori Hoxha ka treguar se nga sot ka ndezur ngrohëset e sediljeve të makinës së saj, duke e shoqëruar edhe me një tekst ‘Dhe ja ku fillon’.

Mesa duket kaq ka dashur edhe motra e saj, trashëgimtarja tjetër e familjes Hoxha, Sara, e cila e ka rishpërndarë këtë foto duke na zbuluar se Lori gjithnjë ankohet në këtë periudhë të vitit për ditën që shkurtohet dhe temperaturat që fillojnë e ulen.

“Lori Hoxha, çdo 15-20 shtator, fillon ankohet për sa herët erësohet dhe sa ftohtë ka”, shkruan Sara Hoxha.