Reperi i njohur Ledri Vula, është një ndër artistët më të suksesshëm në Shqipër. Megjithatë, përvec karrierës së bujshme, Ledri vazhdimisht është komentuar për jetën e tij private, sidomos tani kur është në një marrëdhënie serioze me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë që quhet Poem.

Për lidhjen me Sarën, Ledri Vula ka folur edhe së fundmi në emisionin “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj.

Gjatë realizimit të lojës me basketboll, reperi u vu para disa pyetjeve të sikletshme, shumicën prej të cilave nuk hezitoi të iu përgjigjet.

I pyetur se për cilën këngëtare shqiptare Sara është bërë xheloze, Ledri dha një përgjigje që mori brohoritje dhe duartrokitje nga publiku në sallë. “Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafina Zeqirin, për të tjerat nuk bëhet xheloze”, ishte përgjigja e Ledrit.

Kujtojmë që vite më parë reperi dhe artistja, Dafina Zeqiri përveç si bashkëpunëtor në muzikë ishin edhe në një lidhje dashurie. Dyshja më pas vazhduan të mbesin miq dhe gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, bashkëpunimet e tyre vazhduan edhe vite më vonë, teksa projekti i tyre i fundit ishte bashkëpunimi me Lumi B “Aman”,që u publikua verën e dy viteve më parë.