“Për mua, pushime do të thotë të kalosh kohë duke u relaksuar me njerëzit që do dhe për këtë arsye e kam dhënë vilën time me qira në Booking.com… Shpresoj të mund ta ndaj këtë cep të parajsës në plazh me të ftuarit e mi…”;

kështu Sarah Jessica Parker njoftoi se ajo ka nxjerrë me qira rezidencën e saj të ëndrrave në Hamptons, një pronë e mrekullueshme buzë plazhit në Amagansett, Long Island. “Kam dizenjuar vilën që të jetë si një shtëpi larg shtëpisë”, vijon aktorja: “Dhe shpresoj që ju ta doni atë po aq sa unë”.

Një fundjavë me pak fjalë “alla Carrie Bradshaw” (emri i personazhit që Parker interpreton në Sex and the City) në një vilë simpatike të viteve 1940 në plazh e kompletuar me një plazh privat dhe akses të drejtpërdrejtë në det, por edhe një vizitë në ish-tregun e fermerëve në fshatin Amber Waves Farm dhe një pasdite pazari në sheshin Amagansett.

“Kur projektuam hapësirën, (ajo dhe bashkëshorti Matthew Broderick) qëllimi ynë ishte të krijonim një strukturë sa më afër plazhit.

“Ne donim që të ndiheshim me të vërtetë si në shtëpin, kështu që e mobiluam atë me pjesë të cilësisë së mirë që kishim mbledhur ndër vite dhe e bëmë oborrin një vend të gjithanshëm për të shijuar perëndimet e diellit veror, barbekju dhe takime argëtuese”, tha Parker.

Shtëpia do të mund të rezervohet për një qëndrim dy netë nga e premtja 26 gusht deri të dielën më 28 gusht 2022 për vetëm 19,98 dollarë, që është viti që ajo mori për herë të parë rolin e saj kryesor si Carrie Bradshaw.

Qëndrimi mund të rezervohet vetëm në Booking.com nga e marta 23 gusht 2022 në orën 12:00, në bazë të rendit të mbërritjes.