Këngëtari i njohur shqiptar, Sardi Strugaj, merr pjesë për herë të tretë në festivalin e “Këngës Magjike”, këtë herë me këngën “Shifna prapë”.

Gjatë prezantimit të këngës së tij, këngëtari u shpreh se i kishte munguar shumë kjo skenë. I pyetur nga Arditi se çfarë synon, Sardi është përgjigjur se ai do që në historinë e muzikës të lërë një shenjë të tij.

Në këtë moment, Ardit Gjebreas i tërheq vëmendjen një detaj dhe e pyeti Sardin se kush ia kishte lënë shenjën në qafë. Sardi ia ktheu “një nga vajzat e tua”, por emrin e mbajti të fshehtë.

Sardi: Ardit më kishte munguar kaq shumë kjo skenë!

Ardit Gjebrea: Është e rëndësishme fakti që sa e dëgjon një artist e shquajmë menjëherë se kush është, është çështje e identitetit artistik kjo. Ti tashmë e ke. Kush ka qenë i pari që ka gjetur faktorin ‘X’  te ti?

Sardi: Duhet ta përmend patjetër këtë, është një mikeshë e familjes sonë Mirela Sula, është e para që më  ka dhënë shtysën, e falënderoj shumë.

Ardit Gjebrea: Artistët synojnë famën, klikimet, të ardhurat, çfarë synon ti me muzikën tënde?

Sardi: Patjetër të gjitha këto që përmende, por unë synoj të lë shenjën time në historinë tonë të bukur.

Ardit Gjebrea: Mirë, tani unë kam një pyetje, ktheu pak në profil. Këtë shenjën kush ta ka lënë këtu prandaj ngela. Sardi ka një shenjë këtu. Disa goca po ulin kokën, kjo është prej vërteti apo pjesë e këngës?

Sardi: Kjo është prej vërteti, një nga gocat e tua ma ka lënë, por nuk ta them kush.

Ardit Gjebrea: Pauzë! Nuk guxojnë të duartrokasin gocat e mia këtu. Të gjitha po rrinë…ne nuk kemi punë, thonë ato.

Sardi: Nuk ma kanë lënë të gjitha, njëra vetëm.