Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe partnerja e tij, Carla Bruni po shijojnë pushimet e verës në brigjet e ishujve Balearik, në Ibiza.

Ata kanë qenë në qendër të paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin disa foto teksa ata përqafohen e shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin në një jaht. Të dy duken në super formë, pavarësisht moshës.

Ish-presidenti aktualisht është 67 vjeç, ndërsa modelja dhe këngëtarja e njohur është 54 vjeçe, e megjithatë kjo nuk i pengon të shijojnë marrëdhënien e tyre.

Sarkozy dhe Bruni u martuan në vitin 2008 në Paris, një vit pasi Nicolas Sarkozy mori detyrën e presidentit të Francës.

Çifti janë prindër të një vajzë 10-vjeçare, Giulia.