Schalke është afër një rekordi negativ në historinë e Bundesliga-s.

Një rekord i vendosur nga Tasmania Berlin, që ka luajtur plot 31 ndeshje radhazi pa fitore. Skuadra e Gelsenkirchen nuk fiton prej 30 ndeshjesh të njëpasnjëshme, me suksesin që mungon nga 17 janari 2020 (2-0 kundër Borussia Moenchengladbach).

Nëse nuk do të fitojë këtë të shtunë kundër Hoffenheim, Schalke do të barazojë rekordin e Tasmania-s.

Një rekord i vendosur në sezonin 1965/66, i vetmi i luajtur në Bundesloga nga klubi i Berlinit, që ka qennë përfaqësuesi i vetëm i qytetit atë vit në kategorinë kryesore të futbollit gjerman.

Bëhej fjalë për një skuadër të regjistruar në kampionat në momentin e fundit në vend të Hertha Berlin, së cilës i ishte hequr licenca.

Ajo pjesëmarrje e papritur ka qenë një katastrofë, vetëm 2 fitore dhe plot 28 humbje. Aktualisht, Tasmania luan në kampionatin e diletantëve, por rekordi i saj ka bërë histori në Gjermani dhe të gjithë e mbajnë mend.

Megjithatë, në Europë ka të tjerë që kanë bërë më keq, si Derby County, që ka koleksionuar plot 32 ndeshje pa fitore në sezonin 2007/08 në Premier League. Edhe ky rekord mund të arrihet nga Schalke…