“David de Gea është bërë një problem real për Manchester United”, – thotë Paul Scholes. Me fitoren 3-1 ndaj Newcastle, skuadra nga “Old Trafford” mbeti sfiduesja më e afërt e Manchester City në garën për titullin e Premier League. Megjithatë, nuk ishte në gjendje ta mbante portën të pastër edhe një herë, me pikëpyetjet që ngrihen karshi portierit spanjoll me përvojë.

Ikona e “Djajve të Kuq” i tha “BT Sport” për De Gea: “Mosmbajtja e portës së paprekur nuk është mjaft e mirë. Ne e përmendëm atë para ndeshjes, mendoj se kjo është dobësia më e madhe në këtë skuadër. “David ishte përsëri jo i sigurt, po bëhet një problem i vërtetë. Ai e goditi topin me grushta në një zonë vërtet të keqe”.