Është tërhequr në moshën 29 vjeç, por Andre Schurrle nuk është aspak i penduar për zgjedhjen e bërë.

Në një intervistë të dhënë për DFB-Journal, gjermani ka kujtuar disa aspekte të jetës si futbollist që akoma nuk arrin t’i kuptojë.

“Nuk kishte rëndësi se çfarë vishja, kishte rëndësi vetëm që të ishin të shtrenjta”, ka thënë Schurrle.

“Sot e kuptoj akoma më pak atë sjellje. E kuptoj sesa e kotë ishte të silleshe ashtu”.

Një mendim edhe për futbollistët e rinj dhe për mënyrën si kritikohen nga trajnerët e tyre kur gjërat nuk shkojnë mirë. Schurrle do të kishte preferuar pak më shumë takt:

“Nuk është e nevojshme të jesh i ashpër me të rinjtë. Nuk duhet një gjeni për të kuptuar kur luan keq ose kur nuk je një formë. Mjafton të lihet lojtari në stol dhe të mos trajtohet keq”.